Muzeu i Kukësit, 40% më shumë vizitorë, turistët njihen me etnografinë traditat dhe historinë

Muzeu i Kukësit dhe këtë sezon veror ishte objekti më i vizituar në qytet ku turistë vendas e të huaj zgjodhën të njiheshin me etnografinë e zonës.
Ciceron Liridon Cena shprehet se gjatë këtij sezoni, qytetarët e Kosovës veçanërisht, kanë zgjedhur të vizitojnë muzeun e Kukësit.
“Kryesisht vëllezërit tanë kosovarë të cilët shkojnë për të pushuar në bregdetin shqiptar, por gjithashtu zgjedhin të vizitojnë edhe Kukësin ku pikë kryesore është muzeu”, shprehet ai.
Nga ana tjetër me fillimin e viti te ri shkollor në bazë të bashkëpunimit me shkollat në muze realizohen orët e hapura ku nxënësit njihen me muzeun e Kukësit.
Muzeu është i ndarë në tre pavione. Nis me florën dhe faunën për të dalë te veshjet tradicionale.
Në muzeun etnografik të Kukësit, pjesa më interesante është oda e burrave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




