“Na ke zhgënjyer”, fotoja e Salah për Krishtlindje merr kritika

Angli | 2 vite më parë

I papërmbajtur në fushë me 18 gola në Liverpulin e ri të Slotit në këtë pjesë të parë të sezonit, Mohamed Salah u kritikua nga disa prej ndjekësve të tij në ditën e Krishtlindjes. Arsyeja? Pasi ka postuar një foto në rrjetet sociale nën pemë nën shoqërinë e gruas dhe vajzave të tij. Egjiptiani është i besimit islam dhe fotoja nuk u vlerësua nga mbështetësit e tij të shumtë myslimanë.

“Ne myslimanët ju admirojmë dhe ju duhet të na respektoni” është komenti që përmbledh ‘protestën’ e shumicës: në fakt janë të paktë ata që praktikojnë fenë myslimane dhe festojnë Krishtlindjet. “Më ke zhgënjyer” lexohet edhe nën postimin e ish-lojtarit të Fiorentinës dhe Romës, i cili të paktën në X kishte mbi 110 mijë ripostime.

Ndërkohë, zërat për rinovimin e tij me Liverpulin vazhdojnë të jenë të zhurmshme: pas frazave të diskutueshme të vetë sulmuesit që datojnë pak javë më parë “nuk kam marrë asnjë ofertë”, duket se diçka ka nisur të lëvizë. Një zgjatje e bashkëpunimit deri në vitin 2027 me “të kuqtë” është e mundur.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme