Nadal: Nuk e di a do të luaj në gjysmëfinale

Përveç problemeve në këmbë, një tjetër dëmtim shqetëson tashmë Rafael Nadal. “Nuk e di nëse do të jem në gjendje të luaj të premten”. Kështu ka deklaruar Rafael Nadal pas dëmtimit në pjesën e barkut, që pësoi gjatë ndeshjes çerekfinale me Fritz. Rafa Nadal i dhuroi edhe një herë të gjithë fansave të tij, një pasdite epike në Wimbledon. Pas më shumë se katër orësh lojë dhe probleme të rënda fizike, spanjolli arriti të kualifikohej për në gjysmëfinale. Por në fund të saj, ai pranoi se ka qenë e vështirë për të, madje ka deklaruar se nuk e di ende nëse mund të luajë në gjysmëfinale kundër Kirgios.
“Më duhet të shoh nëse mund të jem gati për të luajtur në gjysmëfinale. Nick është një tenist i madh, një nga më të vështirët në fushat me bar. Do të përpiqem të jem 100% për të pasur mundësinë e qenies në fushë” – ka shtuar Nadal. Tani, spanjolli do të duhet t’i nënshtrohet “më shumë testeve”.
“Jam mësuar të luaj me problemet dhe e dija që kishte diçka që nuk shkonte mirë në zonën e barkut prej kohësh. Fizioterapia nuk ka mundur të bëjë shumë, përveçse më ka dhënë anti-inflamatorë. Nuk e di saktësisht se çfarë kam, por jam i shqetësuar” – ka thënë spanjolli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




