Nagelsman me vendime drastike, Pavloviç i zë vendin Goreckës

Leon Gorecka duhet të kete durim pasi paraqitja e tij e 58-të me Gjermaninë mund të vonojë. Julian Nagelsman për t’i bërë vend në kombëtare Aleks Pavloviç ka vendosur të mos ftojë pikërisht 29-vjeçarin.
Në skemën e re të ideuar nga Tomas Tuhel, Gorecka dukej se kishte gjetur “gjuhën” e përbashkët me trajnerin dhe performanca e tij në dy ndeshjet e fundit të Bajernit tregonte qartë se modifikimet taktike i kishin dhënë mundësi që të shprehej mjaft mirë në fushë.
Por ndeshjet e mira të zhvilluara kundër Lacios dhe Maincit duket se nuk kanë mjaftuar pasi Nagelsman, për dy takimet miqësore të Gjermanisë, në vend të Goreckës do të grumbullojë talentin bavarez me origjinë serbe, Aleks Pavloviç.
Grumbullimi i 19-vjeçarit është edhe një sinjal i qartë për Federatën Serbe të Futbollit, e cila tani duket se ka të humbur betejën me Federatën Gjermane të Futbollit.
Mësohet se Nagelsman do të zyrtarizojë emrat e të grumbulluarve për takimet përballë Francës (23 mars, 21:00) dhe Holandës (23 mars, 20:45) ditën e enjte.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




