Nata e 4-t e Festivalit të Sanremos sjell duete dhe nostalgji, spektakli drejtpërdrejt në RTSH1

Kulturë | 8 muaj më parë

Festivali i Sanremos do të vijojë sonte me natën e katërt, e cila tradicionalisht i kushtohet dueteve dhe interpretimeve “cover”. Të 30 artistët në garë do të ngjiten në skenë së bashku me të ftuar specialë, duke sjellë versione të reja të hiteve të njohura italiane dhe ndërkombëtare.

Performancat do të vlerësohen nga televotimi, juria në sallës, juria e shtypit TV dhe Web, si dhe juria e radiove. Artistët që do të marrin më shumë vota do të shpallen fitues të mbrëmjes së cover‑eve.

Në prezantim do të jenë Carlo Conti dhe Laura Pausini, ndërsa Bianca Balti do të ndajë me publikun historinë e saj personale.

Nata e katërt e Sanremos premton një spektakël të veçantë, ku nostalgjia e muzikës së njohur do të ndërthuret me energjinë e risive artistike.

Emocionet e kësaj mbrëmje do të transmetohen drejtpërdrejt për publikun shqiptar në RTSH 1, në orën 20:40.

Lista e dueteve dhe cover‑eve

Arisa me Coro del Teatro Regio di Parma – Quello che le donne non dicono

Le Bambole di Pezza me Cristina D’Avena – Occhi di gatto

Chiello me Saverio Cigarini – Mi sono innamorato di te

Dargen D’Amico me Pupo – Su di noi

Elettra Lamborghini me Las Ketchup – Aserejé

Fedez e Masini me Stjepan Hauser – Meravigliosa Creatura

Sayf me Mara Sattei – La notte

Luchè me Geolier – O’ sarracino

Sal Da Vinci me Nino D’Angelo – Senza giacca e cravatta

Brancale me Enzo Avitabile – Soul Express

Emma me Francesco Renga – Angelo

Irama me Noemi – Vuoto a perdere

Mahmood me Elodie – Luce

Annalisa me Tananai – La descrizione di un attimo

Mr.Rain me Alessandra Amoroso – Immobile

Ghali me Capo Plaza – Nella notte

Alfa me Francesco Gabbani – Amen

Paola & Chiara me Dolcenera – Il mio cuore è tuo

Francesco Sarcina me Giusy Ferreri – Novembre

Mannarino me Max Gazzè – Una musica può fare

Coma_Cose me Colapesce e Dimartino – Musica leggerissima

Levante me Samuele Bersani – Giudizi universali

Negramaro me Tiromancino – Due destini

Rosa Chemical me Myss Keta – Le ragazze di Porta Venezia

Gigi D’Alessio me Loredana Bertè – Sei bellissima

Gianni Morandi me Al Bano – Felicità

Biagio Antonacci me Laura Pausini – Strani amori

Ultimo me Eros Ramazzotti – Più bella cosa

Marco Mengoni me Tiziano Ferro – Sere nere

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme