“Nata e nderit”/ Rama: Bashkëjetesa mes hebrenjve dhe shqiptarëve, thesar i trashëgimisë kulturore

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në “Natën e nderit” në Jerusalem, organizuar në emër të të gjithë shqiptarëve, solli në vëmendje historinë e bashkëjetesës mes hebrenjve dhe shqiptarëve që sipas tij është shumë më e hershme se gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rama e konsideroi këtë marrëdhënie si një thesar të trashëgimisë kombëtare.
“Është e rëndësishme të theksohet se hebrenjtë në Shqipëri u shpëtuan nga familjet shqiptare myslimane dhe të krishtera. Vunë përpara identitetin fetar, atë njerëzor duke i qëndruar besnik. Sipas zakonti miku strehohet dhe mbrohet. Kjo është një krenari kombëtare, por edhe më shumë, është një thesar i trashëgimisë kombëtare. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ajo çfarë bën gjyshërit tanë nuk është thjesht një kapitull i ndritur, por më shumë se aq, thesar i trashëgimisë kombëtar. Dhe ne do të bëjmë çmos ta mbajmë gjallë”, tha Rama.
Sa i përket strehimit të afganëve në vendin tonë, Kryeministri theksoi se besoi fort që në sekondën e parë se Shqipëria do i mirëpriste dhe se nuk mund të tërhiqej sikurse vendet e mëdha dhe të pasura.
“Që në sekondën e parë vesova se Shqipëria nuk mund të tërhiqej si vendet e mëdha dhe të pasur dhe duhej të hapnim dyer dhe ti mirëprisnin afganët me mundësitë tona, që për ndryshim do të ishin viktima të hakmarrjes së talebanëve. Ne kishim ateistë që na sunduan e izoluan duke na thënë që tre brirët e djallit ishin imperializmi amerikan, sovjetik dhe zionizmi izraelit. Ne e bëmë jo thjesht për afganët, por për veten. Fëmijet, për atë që jemi, dhe memorien”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




