Nations League, Portugalia sfidon Gjermaninë

Faza finale e Nations League do të nisë të mërkurën në mbrëmje, me gjysmëfinalen e parë, Gjermani-Portugali, në Mynih. Vendasit kanë probleme me dëmtimet, ndërsa portugezët vijnë me një tjetër brez talentesh, tre prej të cilëve triumfuan me Paris SG në të njëjtin stadium në finalen e Champions League.
Gjermania dhe Portugalia do të ndeshen të mërkurën në mbrëmje në Mynih për gjysmëfinalen e parë të Nations League. Vendasit marrin pjesë për herë të parë në fazën finale të këtij kompeticioni, ndërsa portugezët kërkojnë trofeun e dytë, pasi fituan në edicionin debutues, më 2019. Të dyja skuadra u kualifikuan në gjysmëfinale pas ndeshjeve plot gola në çerekfinale, Gjermania kundër Italisë dhe Portugalia kundër Danimarkës.
Ndeshja e fundit midis tyre ka qenë në të njëjtin stadium, më 2021, për fazën e grupeve në Euro 2020, kur Gjermania fitoi 4-2. Megjithatë, në takimin e së enjtes Gjermania shkon mes probleme të shumta për shkak të dëmtimeve të lojtarëve të rëndësishëm, si Musiala, Rydiger, Shloterbek, Stiller e Kleindients. Në portë kthehet pas një mungese të gjatë Ter Stegen, si dhe Florian Ëirtz që mungoi kundër Italisë.
Në të kundërt, Portugalia vjen me entuziazmin e tre lojtarëve të saposhpallur kampionë evrope me Paris SG, gjithashtu në Allianz Arena të Mynihut. Nuno Mendes, Vitinja dhe Neves ishin midis protagonistëve të fitores 5-0 kundër Interit dhe do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe kundër Gjermanisë.
Është një tjetër brez i ri talentesh portugezë, ndërkohë që finalet e Nations League mund të jenë turneu i fundit me kombëtaren për Cristiano Ronaldon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




