NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, iu bashkua Grupit Evropian të Pesë (E5) në Krakov të Polonisë.
Në takim u diskutuan përpjekjet për forcimin e sigurisë euro-atlantike, parandalimin dhe mbrojtjen e NATO-s, kërcënimet hibride si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.
Shekerinska theksoi se Aleanca e NATO-s mbetet themeli i sigurisë evropiane.
Ajo vlerësoi angazhimin e E5-s për forcimin e sigurisë transatlantike përmes rritjes së investimeve dhe prodhimit në mbrojtje, në përputhje me zotimet e marra në samitin e NATO-s në Hagë vitin e kaluar.
“Sa më i fortë të bëhet çdo aleat, aq më i fortë do të jetë NATO-ja”, deklaroi zëvendëssekretarja e Përgjithshme.
Gjatë bisedimeve me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Mykhailo Fedorov, Shekerinska ishte e qartë për nevojën që aleatët të shtojnë mbështetjen për Ukrainën.
Ajo mirëpriti përpjekjet për t’i ofruar Ukrainës mbrojtje ajrore të nevojshme, si nga rezervat e aleatëve ashtu edhe përmes listës së prioriteteve të kërkesave për Ukrainën (PURL).
Ky takim konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe partnerëve evropianë për sigurinë e përbashkët dhe mbështetjen ndaj Ukrainës në kushtet e sfidave aktuale të sigurisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




