NATO transferon në Europë personelin e misionit në Irak

Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO ka relokuar në Europë të gjithë personelin e misionit të saj në Irak.
Misioni i NATO-s në Irak, i cili këshillon forcat e sigurisë irakiane dhe nuk është i përfshirë në luftime, është zhvendosur plotësisht nga Lindja e Mesme në Evropë për arsye sigurie.
“Duhet të falënderoj Republikën e Irakut dhe të gjithë aleatët që ndihmuan në zhvendosjen e sigurt të personelit të NATO-s nga Iraku,” tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së Alexus Grynkeëich, Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR), në një deklaratë për mediat.
Ai theksoi më tej se misioni i NATO-s në Irak “do të vazhdojë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta në Napoli (Joint Force Command Naples),” theksohet në deklaratë.
Kjo zhvendosje vjen në mes të tensioneve të rritura në rajon, sidomos për shkak të konfliktit me Iranin dhe sulmeve të lidhura me të, që kanë rrezikuar sigurinë e forcave të huaja në Irak.
Disa vende si Spanja, Gjermania dhe të tjerë kanë evakuuar ose relokuar trupat e tyre si masë paraprake.
Misioni konsiderohet i pezulluar përkohësisht deri sa situata të përmirësohet, por NATO thekson se prioriteti është mbrojtja e personelit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




