Navalny në gjendje të mjerueshme në burg, dhjetra personalitete botërore kërkojnë lirimin e tij

Botë | 4 vite më parë

Dhjetëra personalitete botërore, mes të cilëve shkrimtarë dhe aktorë, kanë firmosur një letër të hapur ku i kërkojnë presidentit rus, Vladimir Putin të lirojë kryeopozitarin Alekxei Navalny dhe t’i japë fund asaj që e quajnë torturën që ai po përjeton në burg.

Shkrimtarët që kanë fituar çmim Nobel, Svetlana Alexievich, J Herta Mueller, Orhan Pamuk, Olga Tokarczuk dhe Mario Vargas Llosa janë mes atyre që kanë firmosur peticionin.

Navalny, një ish-avokat kritik i flaktë i Kremlinit, ndodhet aktualisht në një koloni penale ku po vuan dënime që shkojnë në 11 vite e gjysem burg për mashtrim si dhe përmbysje të gjykatës.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se këto akuza janë ngritur ndaj tij për të mos e lejuar që të sfidojë Putin, një ide kjo që Kremlini e ka hedhur poshtë. Autoritetet ruse thonë se Navalny dhe mbështetësit e tij janë ekstremistë që kanë lidhje me CIA- amerikane dhe synojnë të destabilizojnë Rusinë.

Ata gjithashtu e kanë shpallur të jashtëligjshme lëvizjen e iniciuar nga Navalny dhe vetë opozitari po përballet me akuza të reja që mund të shtojnë vitet e privimit të tij nga liria.

Gjatë javëve të fundit, mbështetësit e Navalnyt kanë shprehur shqetësim për shëndetin e tij, duke u shprehur se ai mund të vdesë në burg.

Sipas tyre, ai ka dhimbje të padurueshme në stomak dhe ka humbur peshë. 

“Në mënyrë të vijueshme ai është mbajtur në izolim në një qeli betoni me përmasat e një kolibeje qeni, pa ventilim”, shkruhet në peticionin e nëshkruar nga personalitetet botërore, mes të cilëve edhe balerini Mikhail Baryshnikov, aktorët Jude Law dhe d Benedict Cumberbatch, apo edhe shkrimtarët Margaret Atëood, JK Rowling dhe Salman Rushdie.  –

“Navalnyt i janë ndaluar vizitat nga të afërmit dhe telefonatat. Privilegjet e marrëhdëniës avokat-klient I janë anuluar”, vijon peticioni.

Në muajin gusht 2020, Navalny u helmua me novichok, dhe u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Kremlini ndërkohë  ka mohuar se është përpjekur ta vrasë, ndonëse Navalny fajëson Putin për sulmin. Ai u burgos në 2021-in kur u kthye në Rusi pasi mori trajtim mjekësor në gjermani për sulmin me helm.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme