Navratilova kritikon Australian Open

Legjenda e tenisit botëror, Martina Navratilova ka reaguar të hënën pas një vendimi të organizatorëve të Australian Open për të parandaluar tifozët të veshin bluza ku është shkruar “Ku është Peng Shuai?”. Organizatorët e turneut thanë se siguria e Peng ishte “shqetësimi i tyre kryesor”, por nga ana tjetër në një video shfaqet stafi i sigurisë që urdhëronte shikuesit të hiqnin fanellat dhe një bander në mbështetje të tenistes kineze. Shuai mungon në Grand Slam-in australian dhe vazhdon të ekzistojë ka frikë për mirëqenien e saj.
“Kjo është thjesht patetike” – ka deklaruar në tëiter 18-herë fituesja e Grand Slameve, Navratilova. Lojtarët kryesorë në Australian Open në disa raste kanë thënë se ende shpresojnë të dëgjojnë drejtpërdrejt nga Peng, se ajo është mirë. Lojtari francez Nicolas Mahut, i cili u eliminua në raundin e parë në Melburn, shkruan se organizatorët po përkuleshin ndaj presionit të Kinës me anë të sponsorëve. “Çfarë po ndodh!? Çfarë mungese guximi! Po sikur të mos kishit sponsorë kinezë”, ka shkruar ai.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kinës zyrtare me anë të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian, i cili është shprehur me një fjali: “Kina ka kundërshtuar gjithmonë politizimin e sportit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




