NBA, Boston kalon New Orleans, Denver dominon mbi Phoenix

Basketboll | 4 vite më parë

Jaylen Brown (41 pikë) dhe Jayson Tatum (31 pikë) treguan edhe një herë formën e mirë që po kalojnë duke mundur një ekip të vështirë për tu mposhtur siç janë Pelicans (munguan Zion Williamson dhe Brandon Ingram). Këta të fundit u dorëzuan në minutat e fundit të ndeshjes duke mos ruajtur hapin e Celtics, të cilët u bënë skuadra e parë këtë sezon që arrijnë kuotën e 30 fitoreve.

Fitore me shumë vlera mori edhe Denver përballë Phoenix. Për Jokiç me shokë ky sukses ishte i 12-ti radhazi në shtëpi. Suksesi i lejon atyre që të vazhdojnë të udhëheqin Konferencën e Perëndimit. Lojtari serb ishte autor i një ndeshje të mirë duke rrealizuar 21 pikë, rrëmbyer 18 topa në tabelë dhe dhuruar 9 asist. Ndeshja e vendosur në tre periodat e para i lejoi trajnerit të Denver që të pushojë yllin serb në 12 minutat e fundit ndërkohë që për Suns momenti negativ nuk ka fund.

Ndeshjet NBA (12 Dhjetor)

WASHINGTON WIZARDS-CHICAGO BULLS 100-97

BOSTON CELTICS-NEW ORLEANS PELICANS 125-114

DETROIT PISTONS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 135-118

NEW YORK KNICKS-INDIANA PACERS 119-113

ATLANTA HAWKS-MILWAUKEE BUCKS 105-114

MEMPHIS GRIZZLIES-SAN ANTONIO SPURS 135-129

SACRAMENTO KINGS-HOUSTON ROCKETS 135-115

DENVER NUGGETS-PHOENIX SUNS 126-97


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme