NBA, Donçiç mund LeBron, Boston kalon Brooklyn

Basketboll | 4 vite më parë

LeBron James dhe Russell Westbrook tentuan gjithçka për të frenuar Luka Doncic por në fund dështuan. Për LeBron ndeshja përballë Dallas nuk ishte pozitive pasi e mbylli me 24 pikë, 16 topa në tabelë, 9 asist ndërsa Westbrook kontribuoi me 28 pikë, 7 topa në tabelë dhe 5 asist. Për të vendosur fituesin u deshën dy kohë shtesë ku te Mavs spikati loja mbrojtëse e Wood, i cili ishte autor i 2 prej 5 bllokimeve të bëra nga formacioni nga Teksasi. Por më i miri në parket ishte Luka Donçiç i cili rrealizoi 35 punti, rrëmbeu 14 topa nga tebela dhe dhuroi 13 asist. Slloveni ishte deçiziv në 6 sekonda nga fundi i kohës së rregullt pasi ishte ai autori i 3 pikëshit që detyruan skuadrat të shkonin në kohët shtesë.

Ndeshja tjetër interesante e luajtur pak orë më parë në SHBA ishte ajo mes Boston dhe Brooklyn. Ekipit të Nets u mungonte përsëri Durant ndërsa nga tjetër Celtics ishin pa Jaylen Brown. Ndeshjen mes më të mirave të Konferencës të Lindjes (Boston e para dhe Brooklyn e dyta) përveç Tatum (20 pikë dhe 11 topa në tabelë) dhe Smart (16 pikë dhe 10 asist) e vendosën edhe lojtarët e ardhur nga pankina. Për Celtics kontributi i Brogdon (16 pikë) dhe Pritchard (shënoi koshat deciziv në fund të takimit) bënë që zbeheshin pikët e rrealizuara për Nets ku më mirët ishin Irving (24 pikë) TJ Warren (20 pikë) dhe Harris (18 pikë).

Ndeshjet NBA (13 Dhjetor)

BROOKLYN NETS-BOSTON CELTICS 98-109

MIAMI HEAT-MILWAUKEE BUCKS 108-102

TORONTO RAPTORS-CHARLOTTE HORNETS 124-114

PHILADELPHIA 76ERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 114-133

PORTLAND TRAIL BLAZERS-CLEVELAND CAVALIERS 113-119

LOS ANGELES LAKERS-DALLAS MAVERICKS 115-119 (2 kohë shtesë)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme