NBA: Houston mbetet pa trajner

Mike D’Antoni ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e trajnerit të skuadrës së Houston Rockets, post të cilin e ka mbuluar në 4 sezonet e fundit. Gjatë këtyre viteve, ai është zgjedhur dy herë si trajneri më i mirë i vitit në NBA.
Trajneri italo-amerikan, 69-vjeç, pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Philadelphia, ende pa drejtues. Gjatë katër sezoneve te skuadra e Houston ai arriti 217 fitore në 319 ndeshje, duke qenë trajneri më i suksesshëm në historinë e këtij ekipi.
D’Antoni vendosi të largohet në fund të kontratës së tij 4-vjeçare, vetëm pak orë pas skuadra e tij u eliminua nga gjysmëfinalet play off (humbi 1-4 serinë ndaj Lakers). Vendin e tij pritet ta zërë asistenti i tij, Sam Cassell, i sponsorizuar nga vetë D’Antoni.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




