NBA, Jokiç mund Lillard, Nets humbin në San Antonio

Basketboll | 4 vite më parë

Nuggets vazhdojnë të ecin me ritëm të lartë duke dominuar Konferencën e Perëndimit. Denver arriti të kalojë edhe Blazers duke koleksionuar fitoren e 14 radhazi në shtëpi edhe pse i mungonte trajneri Malone për shkak të protokollit të Covid-19. Për ekipin vendas siç pritej më i miri ishte Nikola Jokiç (shënoi 36 pikë, rrëmbeu 12 topa në tabelë dhe dhuroi 10 asist). Për Denver paraqitje mjaft e mirë bëri edhe Michael Porter Jr. me 23 pikë dhe Jamal Murray (17 pikë). Për miqtë nuk mjaftoi paraqitja super e Damian Lillard (44 pikë).

Ndeshje me rrezultat surprizues ishte edhe ajo mes Spurs dhe Nets. San Antonio kaloi Brooklyn falë Keldon Johnson (36 pikë), Jeremy Sochan (16) dhe Jakob Poeltl (12 pikë). Në këtë duel skuadra e Nets humbi edhe shërbimet e Kyrie Irving, i cili doli nga parketi I dëmtuar.

 

Rrezultatet NBA (18 Janar)  

MILWAUKEE BUCKS-TORONTO RAPTORS 130-122

SAN ANTONIO SPURS-BROOKLYN NETS 106-98

DENVER NUGGETS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 122-113

L.A. CLIPPERS-PHILADELPHIA 76ERS 110-120

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme