NBA, Milwaukee nuk ndalet, Clippers kalojnë në Phoenix

Milwaukee fitoi mbrëmë për herë të 12 radhazi këtë sezon duke mundur ekipin e Bulls-ave në një ndeshje që nuk pati histori. Mbrëmja ishte speciale për Antetokounmpo-n, i cili u kthye në asistmenin më të mirë të historisë të Bucks-ave (3.274, kaloi Paul Pressey që kishte dhënë 3.272 asist). Ndeshja do të zgjaste shumë pak për grekun, i cili pas njw dëmtimi në pulsin e dorës u detyrua të linte parketin pas 9 minutash lojë. Edhe pse humbën Giannis dhe kishin lënë për të pushuar në stol Middleton, Bucks fituan falw 33 pikëve të Brook Lopez, 22 pikëve të Jevon Carter dhe 15 pikëve të Jrue Holiday.
Fitore me shumë vlera ishte edhe ajo e Clippers në fushën e Suns. Ekipi nga Los Anxhelos mori fitoren falë paraqitjes të mirë të George dhe Terance Mann, të cilët shënuan nga 26 pikë. Në parket ishte edhe Leonard, i cili ndikoi jo pak në lojë duke shqetësuar mbrojtjen e Phoenix. Për Clippers kontributi i rëndësishëm ishte ai që erdhi nga pankina me lojtarë si Eric Gordon (13 pikë) dhe Bones Hyland (9 pikë).
Ndeshjet NBA (17 Shkurt)
CHICAGO BULLS-MILWAUKEE BUCKS 100-112
MINNESOTA TIMBERWOLVES-WASHINGTON WIZARDS 106-114
PHOENIX SUNS-L.A. CLIPPERS 107-116
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




