NBA, Mitchell bën historinë me Cavs, Golden State fiton pas dy

Mbrëmja e kaluar ishte spektakolare në NBA. Edhe një herë yjet e basketbollit përtej Atlantikut nuk zgjgënjyen dhe dhuruan statistika e fitore historike.
17 vite – Donovan Mitchell vendosi një rekord të ri në Cleveland duke rrealizuar 71 pikë, kuota më e lartë e rregjistruar prej një lojtari të vetëm në 17 sezonet e fundit të NBA. Falë kësaj paraqitjeje Cavaliers mundën Chicago Bulls 145-134 në kohën shtesë. Me këtë paraqitje Mitchell renditet i teti në klasifikimin special të lojtarëve që kanë shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme. Për herë të fundit një paraqitje të tillë kishtë bërë Kobe Bryant më 22 janar të 2006 kur ndihmoi Lakers të kalonin Toronton duke shënuar plot 81 pikë. Në këtë listë i pari është Wilt Chamberlain, i cili më 2 mars të 1962 rrealizoi 100 pikë për Philadelphia kundër New York. ”Të them të drejtën për mua është një nder i madh të jem pranë emrave si Kobe apo Wilt. Gjithmonë kam besuar se mund të behem një nga më të mirët e kësaj lige. Nuk kam fjalë dhe jam i bekuar që emri im tani ndodhet pranë më të mëdhenjve të lojës”, pohoi Mitchell, i cili u afrua vetëm pak muaj më parë nga Cleveland, të cilët e morën nga Utah.

(Donovan Mitchell)
Thomson magjik – Pak orë më parë u mbyll edhe një tjetër ndeshje epike në NBA. Në San Francisco formacioni vendas i Golden State Warriors mposhti pas dy kohësh shtesë ekipin e Atlanta Hawks me rrezultatin e ngushtë 143-141. Heroi i takimit ishte Kevon Looney, i cili në sekondat e fundit rrealizoi dy pikët e fitores pas dy tentativave radhazi në tabelë. Por ky takim do të mbahet mend gjatë nga Klay Thompson, i cili rrealizoi plot 54 pikë. Për Thomson kjo ishte performance e dytë më e mirë në NBA pas asaj më 5 dhjetor të 2016 ku në vetëm tre perioda ishte autor i 60 pikëve.
Rezultatet NBA
NEW YORK KNICKS-PHOENIX SUNS 102-83
CHARLOTTE HORNETS-LOS ANGELES LAKERS 115-121
CLEVELAND CAVALIERS-CHICAGO BULLS 145-134 (kohë shtesë)
BROOKLYN NETS-SAN ANTONIO SPURS 139-103
INDIANA PACERS-TORONTO RAPTORS 122-114
PHILADELPHIA 76ERS-NEW ORLEANS PELICANS 120-111
HOUSTON ROCKETS-DALLAS MAVERICKS 106-111
MINNESOTA TIMBERWOLVES-DENVER NUGGETS 124-111
PORTLAND TRAIL BLAZERS-DETROIT PISTONS 135-106
L.A. CLIPPERS-MIAMI HEAT 100-110
GOLDEN STATE WARRIORS-ATLANTA HAWKS 143-141 (2 kohë shtesë)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




