NBA Playoff 2024, Boston fluturon në finalen e konferencës

Boston Celtics ka eliminuar ekipin e Klivelandit duke fituar katër prej pesë takimeve të zhvilluara. Ndeshja e pestë ishte mjaft e vështirë për Cavs pasi u prezantuan në “TD Garden” pa Miçell, Alen dhe LaVert.
Mungesat kishin shumë rëndësi në ekonominë e lojës, e cila u dominua nga skuadra vendase. Xhejson Tatum shkëlqeu me 25 pikë, 10 topa në tabelë dhe 9 asist. Ndërsa mbrëmja ishte mjaft e mirë edhe për një vetarn si Al Horford, autor i 22 pikëve, 15 topave në tabelë dhe 5 asisteve në 35’.
Kjo fitore i siguron një vend në finalen e konferencës së lindjes ekipit të Bostonit, i cili do të ndeshet me fituesen e çiftit Indiana-Nju Jork.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




