Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, e premtja shpallet Ditë Zie në Kosovë

Kosovë | 6 muaj më parë

Pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, institucionet në Kosovë kanë shpallur Ditë Zie kombëtare në nder të figurës së tij.

E premtja do të jetë Ditë Zie në të gjithë territorin e Kosovës, si shenjë respekti për kontributin e shquar të akademikut në kulturën, letërsinë dhe mendimin shqiptar.

Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit këtë të enjte (23 prill), pa një ceremoni zyrtare apo pritje publike, sipas amanetit të tij.

Rexhep Qosja konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare, me kontribute të shumta në letërsi dhe studime albanologjike.

Institucionet dhe personalitetet publike kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta, duke e vlerësuar si një zë të fuqishëm të kulturës dhe identitetit kombëtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme