Ndarja nga jeta e mbretëreshës Elizabet, Rama: “Goodbye Queen!”

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social FB, ka shprehur në mënyrë lakonike ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të mbretëreshës së Britanisë, Elizabetë. Kryeministri ka postuar një foto të Mbretëreshës, me shënimin “Goodbye Queen!”.

Ministrja Xhaçka: Gjatë mbretërimit 70 vjeçar dha motivim, vizion dhe stabilitet

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar, lidhur me vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.

“Me dhimbje të madhe dëgjuam lajmin për ndarjen nga jeta e # Mbretëresha Elizabeth. Gjatë mbretërimit të saj 70 vjeçar ajo dha udhëzime, motivim, vizion dhe stabilitet për Britaninë, një figurë respekti dhe admirimi për pjesën tjetër të botës . Ne ofrojmë @Familja mbretërore dhe njerëzit e ngushëllimeve tona të përzemërta.- shkruan Xhaçka, në rrjetin e saj social. 

Nikolla: Mbretëresha Elisabeta II, simbol i stabilitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nëpërmjet një mesazhi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeta II.

“Ndarja nga jeta e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabeta II, është një lajm i trishtuar jo vetëm për popullin e Mbretërisë së Bashkuar, por për gjithë njerëzimin. Një jetë e tërë në shërbim të kombit, të shtetit dhe qytetarëve! Mbretëresha Elisabeta II, përbashkuesja e kombit, e pranuar gjerësisht si simbol i stabilitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, e ndihmoi vendin e saj në ndryshimet e mëdha përgjatë shtatë dekadave, për forcimin e identitetit kombëtar, rritjen e ndikimit gjeopolitik dhe të pozitës ndërkombëtare. Pushofshi në paqe, Madhëria Juaj!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Meta: Thellësisht i trishtuar, Elizabeth II ishte e admiruar në mbarë botën

Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Në mesazhin e tij Meta shkruan se ndjehet i trishtuar, pasi mbretëresha është e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj, Elizabeth II, e admiruar në mbarë botën për lidershipin frymëzues, përkushtimin dhe angazhimin e saj të pathyeshëm! Duke vlerësuar lart kontributin e Saj të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, jam i bindur se figura dhe Udhëheqja e Saj e dalluar publike dhe ndërkombëtare do të kujtohet përherë me respektin më të thellë. Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Mbretërore, Qeverinë dhe popullin britanik, si dhe të gjithë Komonuelthin për këtë humbje të madhe”, shkruan Meta.

/rtsh.al/

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme