Ndërhyrje në rrugë në Devoll, pjesë e projektit 4 fshatra dhe disa lagje në Bilisht

Sociale | 2 vite më parë

Po shkon drejt përfundimit projekti i bashkisë së Devollit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në disa lagje të qytetit si dhe në disa fshatra.

Bëhet fjalë për fshatrat Ponçarë, Bitinckë, Progër dhe Miras ku bashkia e Devollit është duke punuar në disa prej rrugëve të cilat janë konsideruar si problematike dhe të amortizuara, duke plotësuar kështu edhe kërkesat e banorëve për ndërhyrje.

Sipas nënkryetares së bashkisë Devoll, rikonstruksion është duke u kryer edhe në disa rrugë në qytetin e Bilishtit.

Banorët e kanë mirëpritur këtë ndërhyrje, për shkak edhe të amortizimit të këtyre akseve, të cilat tashmë me rikonstruksionin e tyre ofrojnë lehtësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme