Ndërpriten reshjet, ulen temperaturat – Qarkullimi normal në akset kombëtare, kujdes nga ngricat

Aktualitet | 10 muaj më parë

Java nisi me një situatë më të përmirësuar sa u takon pasojave të javës së shkuar për shkak të reshjeve. Shiu dhe bora ua kanë lënë vendin temperaturave të ulëta të cilat gjatë natës në Valbonë kanë arritur në -18°C në Kukës e Qafë Thanë në, -15° e në Dibër -10°C.

Autoriteti Rrugor njofton se të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme, por mjetet duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore. Në të gjitha akset njëkohësisht po përdoret për pastrimin dhe kriposjen e tyre si dhe po monitorohen nga policia rrugore.

Më shumë probleme ka në rrugët rurale disa prej të cilave janë vështirësisht të kalueshme. Më e përmirësuar është dhe situata në zonat e përmbytura, megjithëse përgjatë lumit Seman, rreziku është nuk eshte larguar nga zonat e banuara në fshatrat Beline, Kallm, Mbrostar, Mujalli, Gercalli, Petovë.

Prurjet ne këtë lum janë në kuota të larta  vazhdojnë të jenë të përmbytura me 100-dra ha tokë bujqësore brenda argjinaturave ne Lushnje, Roskovec-Patos dhe Fier. Lumi Shkumbin është tërhequr brenda shtratit te tij.

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre. Sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 ha, Prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në oborre, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë.

Në Pogradec problematikat kryesore vijojnë të jenë rrëshqitjet e dherave. Gjatë ditës së djeshme, rastet e rrëshqitjeve janë inspektuar nga inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik, përfshirë zonat ku janë evakuuar familje në fshatrat Cërravë dhe Dardhas, si dhe në zonën e rezervuarit të Stropckës. Priten raportet teknike për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të ndërhyrjes.

Në qarkun e Korçës ka ende abonentë pa energji elektrike dhe raportohet se janë në funksion 6 grupe operative, të angazhuara për menaxhimin e problematikave në rrjetin e tensionit të mesëm, ndërsa në Gjirokastër situata në qark po vjen duke u normalizuar.

Rruga e Qafës së Çajupit, si dhe disa rrugë hyrëse në fshatrat e Këlcyrës. Me një korsi vijon qarkullimi në rrugën Tepelenë-Gjirokastër tek vendi i quajtur Shkalla e Zezë.

Gazetare: N. Spahiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme