Ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar të gjithë tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Aktualitet | 6 muaj më parë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ndërtim të paligjshëm, duke zaptuar të gjithë hapësirën e përbashkët të një pallati në Tiranë.

Gjatë kontrollit dhe verifikimeve të kryera, përfshirë edhe monitorimin me dron, u konstatua se në tarracën e një pallati ishte ndërtuar pa leje një objekt që zinte të gjithë sipërfaqen.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Frederik Shiroka”, ku u evidentua se shtetasi me iniciale S. S., 57 vjeç, kishte ndërtuar një banesë pa leje në tarracën e një kompleksi banimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme