Ndodh në Peru, oficerë të veshur si maskota të Botërorit arrestojnë një trafikant droge

Pasioni për Kupën e Botës solli një shaka të hidhur për një trafikant droge peruan dhe tifoz të zjarrtë të futbollit. Një skuadër e Policisë Kombëtare Peruane arrestoi një person në lagjen Las Flores të Limës, duke përdorur një strategji sa efektive aq edhe tërheqëse. Dy oficerë të veshur si Clutch dhe Maple, dy nga tre maskotat zyrtare të Kupës së Botës ndaluan perzonin pa ngjallur dyshime ndërsa ai po shihte ceremoninë e hapjes së turneut në shtëpinë e tij.
I identifikuar si Carlos Cabrera, 48 vjeç, i njohur dhe si “Pichichi”, po hetohet për trafikim e drogave. Operacioni çoi në sekuestrimin e 2,524 dozave kokainë të fortë, 210 gram pastë kokaine, 209 gram marihuanë, një arme zjarri dhe municionesh. Sipas autoriteteve, ai ka një precedent penal për të njëjtën vepër penale dhe ka vuajtur dy dënime me burg në burgjet e kryeqytetit, ku kaloi afërsisht nëntë vjet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




