Ndryshon skenari i protestave të opozitës, Berisha: Kryengritja do njohë dimensione të reja, do shkojmë drejt revoltës

Pak orë para zhvillimit të protestës së radhës, kreu i PD-së Sali Berisha e cilësoi këtë aksionin opozitar si mision shpëtimi. Në përgjigje të pyetjeve nga qytetarët Berisha zbulon edhe skenarët për protestën e opozitës, një kryengritje paqësore që sipas tij do të ketë dimensione te reja.
“Sigurisht që do ketë revoltë. Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja dhe është pandalshme gjer në largimin përfundimtar të Edi Ramës. Dhe ju e patë se si në fjalën e tij tejkaloi edhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gedafit dhe Fidel Kastros në OKB. Por në fakt, në qoftë se e rikthen pak, kishin përpara shqiptarët një kufomë politike të pakallur. Kështu që ne do ta kallim atë dhe do i japim vendin që meriton”, tha Berisha.
Për kreun e PD-së, beteja është e vështirë, por thekson se PD ka të gatshme platformën për tu dhënë përgjigje të gjitha problemeve me të cilat përballen sot shqiptarët.
“PD e ka të gatshme platformën dhe do nisë ta shpalosë me seriozitetin më të madh për t’u dhënë përgjigje të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Por, kushti i të gjitha kushteve që shqiptarët të ndjejnë një ndryshim që meritojnë është largimi i Edi Ramës”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



