Ndryshon taksa për banesat nga vitit 2029, më shumë do të paguajnë pronarët e shtëpive të dyta

Ekonomi | 4 muaj më parë

Ministria e Financave ka propozuar një taks të re për banesat e cili varion nga 0.1 deri në 0.2 %. Për taksimin e banesës së parë, formula e re përcakton zbritje 50% të vlerës së shtëpisë si të pa tatueshme. Për të përfituar nga kjo formulë, çmimi i  shtëpisë nuk duhet të kalojë dyfishin e vlerës së pragut maksimal të zbritjes.

“Nëse ke një pronë e cila sot në Tiranë është 176.000 euro dhe është banesa e parë, atëherë sipas projektligjit taksa që ti do paguash do të jetë 50% më pak e vlerës së kësaj prone. Pra çfarëdolloj niveli që të aplikohet i taksës, kur të llogaritet vlera e pronës do të zbritet 50% e vlerës së pronës. Pra taksa nuk do të jetë mbi 176 mijë euroshin, por do të jetë mbi 50%- in e kësaj vlere”, tha Reinaldo Pipiria Drejtor ekzekutiv, NAREA.

Sipas draftit, më shumë do të paguhet për banesën e parë, vlera e të cilës e kalon dyfishin e pragut maksimal të zbritjes si dhe për shtëpit e dyta apo të treta.

Gjithashtu, projektdrafti i ndan bashkit në 7 kategori ku Tirana ka pragun më të lart me 8.4 milionë deri tek Memaliaj dhe Fushë Arrëza të cilat kanë pragun më të ulët prej 750 mijë lekëve.

Gazetar: H. Mahmutaj; Operator: G. Lasku

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme