Në Argjentinë triumfon Aprilia, fitorja e parë për Aleix Espargaro

Aleix Espargaro fiton Çmimin e Madh të Argjentinës, në raundin e tretë të MotoGP në këtë sezon. Piloti spanjoll i Aprilia dha më të mirën në duelin me Ducati-n e Jorge Martin, i dyti pasi mbajti kryesimin për pjesën më të madhe të garës. Është suksesi i parë në MotoGP për shtëpinë Noale, me Espargaro që kalon në krye të renditjes së pilotëve. Vendi i tretë për Alex Rins, i cili arrin i vetëm në vijën e finishit pasi luftoi në gjysmë të garës me Pol Espargaro, i cili u rrëzua. Në vendin e katërt është Suzuki i Joan Mir, përballë Pecco Bagnaia-s madhështor, i cili me Ducatin e tij rikthehet deri në pozitën e pestë. Kampioni në fuqi, Fabio Quartararo është i teti përpara Marco Bezzecchi, Enea Bastianini dhe Luca Marini.
Gara e Argjentinës
- Aleix Espargaro
- Martin
- Rins
- Mir
- Bagnaia
- Brad Binder
- Vinales
- Quartararo
- Bezzecchi
- Bastianini
- Marini
- Nakagami
- Oliveira
- Miller
- Alex Marquez
- Fernandez
- Gardner
- Darryn Binder
- Bradl
- Dovizioso
Jashtë
Zarco
Morbidelli
Pol Espargaro
Di Giannantonio
Klasifikimi i pilotëve:
- Aleix Espargaro 45
- Brad Binder 38
- Bastianini 36
- Rins 36
- Quartararo 35
- Mir 33
- Oliveira 28
- Zarco 24
- Martin 20
- Pol Espargaro 20
- Miller 15
- Morbidelli 14
- Vinales 13
- Bagnaia 12
- Marquez M. 11
- Nakagami 10
- Marini 10
- Bezzecchi 7
- Darryn Binder 6
- Marquez A. 4
- Dovizioso 2
- Gardner 1
- Di Giannantonio 0
- Fernandez 0
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




