Në burg për dosjen “Saspac”-Ish ministri Beqaj, rekurs në Gjykatën e Lartë

Aktualitet | 2 vite më parë

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë me hetimet për dosjen “Saspac”.

Përmes avokatit të tij Ermal Yzeiraj, Beqaj kundërshton masën që iu caktua nga Gjykata e Posaçme.

Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e agjencisë së menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.

Kjo ccështje, përveç Beqajt la në qeli Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollaj. Ndërsa për Gazmend Haxhia dhe Elton Martini, GJKKO caktoi masën “arrest në shtëpi”. Bledar Leka dhe Bjona Ziaj kanë masën më të lehtë atë të “detyrim paraqitje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme