Në foto përmbytjet vdekjeprurëse në Teksas

Amerikë | 1 vit më parë

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme katastrofike në disa pjesë të Teksasit qendror, duke lënë pas shumë viktima. Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa ndërprerje për të gjetur mbi 20 vajza të zhdukura nga Kampi Mystic, një kamp veror privat i krishterë i vendosur përgjatë lumit Guadalupe. Në këtë zonë, niveli i ujit u rrit më shumë se 6 metra në më pak se dy orë. Familjet e katër prej pjesëmarrësve në kamp kanë konfirmuar vdekjen e tyre.  

Qindra njerëz janë shpëtuar ose evakuuar deri më tani, shumë prej tyre me helikopter, sipas autoriteteve. Për të ndihmuar në dhënien e ndihmës së drejtpërdrejtë për shtetin, Administrata Trump do të shpallë një deklaratë federale për fatkeqësi natyrore, të nënshkruar nga Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, siç konfirmoi Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme