Në listën e 100 fshatrave turistikë, fshati Rusan në Delvinë pret në çdo kohë vizitorë të huaj

Rusani është një fshat me histori të hershme dhe bukuri natyrore që gjendet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Delvinës.
Një fshat me më shumë se 1000 banorë të cilët gjatë kësaj periudhe merren me punët e stinës . Përkujdesen për agrumet që kanë të mbjella nëpër tokat e tyre dhe për bahçet që kanë mbjellë me perime dhe pohojnë se tani është koha e vjeljes së ullinjve.
Fal historisë që ka, bukurisë natyrore xhamisë së vjetër dhe mikpritjes së banorëve, fshati Rusan vitet e fundit vizitohet tepër edhe nga të huajt.
Rusani në bashkinë e Delvinës është përfshirë edhe në 100 fshatrat turistik për zhvillim.
Gazetare: B. Gjyli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




