Në luftë me flakët prej disa ditësh, shuhet zjarri në landfillin e Bushatit, gazetari zbulon detajet e reja

Aktualitet | 6 muaj më parë

Gazetari Marjo Gjini, i ftuar në emisionin Mirëmëngjes Shqipëri, ka dhënë detaje mbi zjarrin e rënë në landfillin e Bushatit, një nga venddepozitimet më të mëdha në veri të vendit.

Sipas tij, zjarri është shuar pas një ndërhyrjeje që zgjati nga mesdita e së dielës deri në mbrëmjen e djeshme, kur autoritetet dhanë njoftimin përfundimtar. Flakët dhe re të dendura tymi u përhapën në disa fshatra përreth, jo vetëm në zonën e Bushatit, duke e bërë situatën të rrezikshme për banorët.

Landfilli i Bushatit përmbledh mbetje nga disa bashki të veriut, çka e rriti rrezikun dhe përmasën e zjarrit. Në operacion u angazhuan strukturat e emergjencave civile, të cilat u përforcuan edhe nga ekipe të ardhura nga Tirana, Kamza dhe Lezha.

Terreni i vështirë dhe thellësia e mbetjeve e komplikuan ndërhyrjen, ndërsa era favorizoi përhapjen e flakëve. Sipas deklarimeve paraprake të ekipeve të emergjencës, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shkaqe të paqëllimshme, megjithatë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

 “Zjarri është shuar në zonën e Bushatit. Ishte një zjarr që u konsiderua një vatër e rrezikshme për shkak të reve të tymit, flakëve. Ato u përhapën në disa fshatra, jo vetëm në zonën e Bushatit. Landfilli I Bushatit është venddepozitimi më i madh në veriu që përmbledh disa bashki.

Zjarri i rënë mesditën e së dielës, zgjati deri mbrëmjen e djeshme ku edhe u dha njoftimi përfundimtar që zjarri është shuar dhe krijoi disa problematika.

Kishim angazhim të ekipeve strukturore të emergjencave civile. U deshën përforcimi nga Tirana, Kamza dhe Lezha për të shuar flakët e zjarrit.

Terreni, thellësia vështirësuan punën. Era favorizonte flakët.

Ekipet e emergjencave kanë deklaruar se zjarri mendohet të ketë qenë nga shkaqe të paqëllimshe, por vijon hetimi si ka ndodhur gjithë kjo situatë”, deklaroi gazetari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme