Në Lviv luajnë shah për të sfiduar luftën

Një grup fanatikësh shahu po shikojnë një lojë që shpaloset në një stol në parkun e qytetit Lviv. Në njërën anë dëgjohen zhurmat e predhave dhe bombave që bien në afërsi të qytetit, por të apasionuarit e shahut, sportit inteligjent, vazhdojnë të përqëndrohen në lojën e tyre, duke sfiduar luftën që po bën Rusia ndaj vendit të tyre. I njohur si “kryeqyteti i shahut” i Ukrainës, Lviv ka rreth 20-30 mjeshtër të mëdhenj shahu, si Andrei Volokitin, i cili nënshkroi një letër të hapur, ku shkruhej se refuzonte të përballej me kundërshtarët e mundshëm rusë.
“Ne bëmë një letër të hapur se nuk do të luajmë kundër shahistëve rusë dhe bjellorusisë gjatë kësaj lufte, ndërkohë që ata po vrasin civilët, gratë e fëmijët tanë, duke shkatërruar qytetet tona. Mendoj se është logjike, të mos luajmë kundër Rusisë dhe shahistëve rusë” – tha Andrei Volokitin, mjeshtër i madh shahu, kampion në fuqi i Ukrainës. – Ne shpresojmë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Por kam frikë se kjo mund të vazhdojë disa muaj, ndoshta më shumë, nuk e di” – tha tepër i shqetësuar kampioni 35 vjeçar.
Ndërsa shahisti tjetër ukrainas, Oleksander Gouzar u shpreh: “Pse luaj shah? Luaj për të mbështetur ushtrinë tonë. Me paratë që fitoj, blej produkte që i vendos në shporta donacionesh në supermarket për ushtrinë. Lufta, është një lojë e rrezikshme. Unë mendoj se durimi, zgjuarsia dhe inteligjenca do të fitojnë. Uroj që Zelensky, presidenti ynë i Ukrainës, të fitojë. Ai është një mjeshtër shahu, ai është një person brilant!” – tha 57 vjeçari, kampioni ukrainas i shahut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




