Në muzeun e Pogradecit, qindra vizitorë të interesuar për palafitet e Linit

Kulturë | 1 vit më parë

Muzeu i Pogradecit periudhën e fundit ka pasur një rritje të madhe të vizitorëve, ky institucion pas restaurimit ka pritur qindra vizitorë vendas dhe të huaj të cilët janë njohur me fondin muzeal tepër të larmishëm.

“Muzeu është i hapur për vizitorët çdo ditë të javës, dhe është një nga destinacionet më të vizituara”, u shpreh Froseda Tola, përgjegjëse e muzeut të Pogradecit.

Tola tregon që përpos numrit te vizitorëve vendas muzeun e vizitojnë edhe turistët evropian sidomos pas zbulimeve arkeologjike të fundit në Lin, ku një pjesë e palafiteve është ekspozuar në këtë muze.

“Vizitorët janë të interesuar veçanërisht për banesat palafite duke u bërë dhe pjesa që tërheq më shumë ato”, tha ajo.

Vizitorët sidomos të huaj pasi vizitojnë muzeun e Pogradecit planifikojnë vizita edhe në sajtet e tjera kulturore historike në rrethin e Pogradecit. 

Gazetare: E. Xhidole      

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme