Në Ohër mbahet forumi : “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjendet në Ohër për të marrë pjesë në Forumin “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”.
Sikurse njofton e dërguara e RTSh Denada Shkodrani, në panelin e liderve zoti Rama pritet të theksojë idenë se e nevojës së rivendosjes së sinergjisë ndërmjet BE dhe SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor.
Në panel do të flasin edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, kryeministrja serbe Ana Branabiç, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti malazez Milo Gjykanoviç, si dhe sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu.
Në forum marrin pjese dhe Philip Reeker dhe Mathew Palmer, dy zyrtarë të lartë të DASH, dhe ish komisionerët europianë Johanes Hahn dhe Federika Mogherini.
Me interes në këtë forum pritet sesioni i biznesit. Tema e zgjedhur është rruga drejt një rajoni më të ndërlidhur dhe të intergruar.
Në sesionin e ministrave të jashtëm do të flitet ndërtimi i besimit përmes dialogut.
Ndërsa në sesionin e shoqërisë civile dhe medias, do të flitet për përparimin e tyre drejt integrimit europian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




