Në Turqi kanë humbur durimin, janë shkarkuar 127 trajnerë në

Në ditët e fundit të këtij viti u shkarkua edhe një tjetër trajner i Super Ligës turke. Hatajspor i Visar Bekajt ka larguar Riza Çalimbaj, të cilin e kishte thirrur në detyre në javën e pestë të këtij sezoni.
Në këtë sezon largimet e trajnerëve kanë qenë të shumta pasi në plot 10 skuadra kanë larguar 12 trajnerë, të cilët kanë paguar shtrenjtë çmimin e dështimit.
Në këtë aspekt Super Liga turke hyn te kampionatet me rrezikshmëri të lartë për kategorinë në fjalë. Sipas statistikave numri i teknikëve të shkarkuar në pesë sezonet e fundit është 127.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




