Në Vlorë plazhet janë plot, shërbimet hoteliere punojnë me 70% të kapaciteteve

Verë në Vjeshtë! Shtatori në Vlorë vijon me plazh e turizëm. Madje 70% e kapacitetit akomodues, është rezervuar edhe për pjesën e dytë të shtatorit, ku mbizotërojnë shqiptarët e Kosovës dhe shtetasit e huaj. Tur operatorët me masat e tyre , kanë nxitur turistët perëndimorë të zgjedhin Shqipërinë dhe jugun e saj, për turizmin në stinën e vjeshtës.
Turistët tanimë janë nga të gjitha vendet e Evropës ku italianët dhe francezët mbajnë numrin më të lartë të tyre.
Çmimet e penalizuan fillimin e korrikut, por reflektimi në kohë bëri që pjesa e dytë e korrikut dhe gushti të tejmbushjen me turistë. Muaji shtator është mjaft i përshtatshëm për të shijuar gjithçka që bregdeti shqiptar ofron temperatura përballueshme, trafik më i lehtë dhe çmime të arsyeshme për stinën.
Gazetar: Mirash Marashi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




