Negociata Kinë-BE për arritjen e një marrëveshjeje mbi investimet

Kina synon të negociojë me ritmin e saj për një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen e përbashkët të investimeve me Bashkimin Europian, theksoi Pekini, me shumë gjasa duke përjashtuar perpektivën e një kompromisi para fundit të vitit.
Qeveria kineze ringjalli shpresat për një marrëveshje javën e kaluar duke njoftuar se bisedimet e ndërmarra me Brukselin shtatë vjet më parë ishin në fazat e fundit.
Të dy palët i kishin vendosur vetes muajt e fundit objektivin e përmbylljes së negociatave para fundit të vitit 2020.
Por perspektiva e një afrimi Kinë-BE është kritikuar këto ditët e fundit, veçanërisht nga Franca dhe nga administrata e ardhshme e SHBA-së.
Në një deklaratë të bërë dje në mbrëmje, Ministria kineze e Tregtisë u përmbajt nga përmendja e afatit të 31 dhjetorit dhe shpreh për një zgjatje të mundshme të diskutimeve.
“Arritja e një marrëveshjeje supozon që dy palët të punojnë së bashku dhe të bëjnë secili një hap drejt tjetrit”, sipas komunikatës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




