Nën hetim pasuror- Veliaj 5 orë SPAK, refuzon të flasë për mediat

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dëshmuar për rreth 5 orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku u paraqit mëngjesin e kësaj të enjteje (26 dhjetor).
Veliaj nuk komentoi për mediat, teksa u largua duke thënë se kishte një mbledhje me Këshillin Bashkiak.
“Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, live“, u shpreh ai.

SPAK po kryen një hetim pasuror ndaj Veliajt, ndërsa paraqitja e sotme në Prokurori vjen disa ditë pas kontrolleve në banesë dhe në galerinë e bashkëshortes së tij.
SPAK nuk dha detaje mbi kontrollet e kryera, por në një njoftim për mediat tha se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.
Kreu i Bashkisë së Tiranës reagoi duke thënë se veprimet e SPAK ndaj tij janë të mirëpritura dhe se do të bashkëpunojë “plotësisht” me autoritetet. Veliaj i ka mohuar akuzat për pasuri të paligjshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



