Nënat ruse peticionin kundër luftës në Ukrainë në Ditën e Nënës

Një grup nënash të ushtarëve rusë, i’u bashkuan një grupi aktivistësh, për të kërkuar tërheqjen e trupave të Moskës nga Ukraina. Për këtë ato kanë publikuar edhe një peticion në internet.
Aktiviteti, i organizuar nga grupi rus i rezistencës feministe kundër luftës, përkon me Ditën e Nënës në Rusi. Peticioni është publikuar në Change.org dhe i drejtohet parlamentarëve në komisionet përkatëse të Dumës së Shtetit dhe Këshillit të Federatës. Peticioni kishte fillimisht mbi 1,500 nënshkrime dhe me kalimin e orëve numri po rritet.
“Prej nëntë muajsh po vazhdon i ashtuquajturi ‘operacion special ushtarak’, i cili ka sjell shkatërrim, pikëllim, gjak dhe lot”,- thuhet në peticion.
“Gjithçka që ndodh në Ukrainë dhe Rusi shqetëson zemrat tona. Pavarësisht se çfarë kombësie, feje apo statusi shoqëror jemi, ne, nënat e Rusisë, jemi bashkuar nga dëshira: të jetojmë në paqe dhe harmoni, t’i rrisim fëmijët tanë në kushte paqësore dhe të mos kemi frikë për të ardhmen e tyre”.”- vijon peticioni.
Apeli përshkruan nënat e rekrutëve dhe ushtarëve të mobilizuar se janë “të detyruara të trokasin në mënyrë poshtëruese në pragjet e administratave të qytetit”, duke u përpjekur që t’u kthejnë burrat e tyre në shtëpi.
“Ne jemi kundër pjesëmarrjes së djemve, vëllezërve, bashkëshortëve, baballarëve tanë në këtë luftë. Detyra juaj është të mbroni të drejtat dhe liritë e nënave dhe fëmijëve, nuk duhet të mbyllni sytë para gjithë kësaj”, thuhet në peticion. CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




