Nëntoka e Lezhës, e pazbuluar – Do të nisë puna për përcaktimin e zonave të trashëgimisë kulturore

Kulturë | 2 vite më parë

Në Lezhë është kthyer vëmendja ndaj pasurive nëntokësore që gjenden të fshehura nga historia dhe përbëjnë një vlerë historike për Lisusin e lashtë.

Akademia e shkencave me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit do të kryejë studimin gjeofizik të zonës çka nënkupton kryerjen e matjeve topografike në terren për të përcaktuar vendndodhjen e zonave të trashëgimisë kulturore. Sipas arkeologut të mirënjohur Neritan Ceka që do të udhëheqë grupin e punës kjo do të jetë një pikënisje e mirë për të identifikuar pjesën historike të Lezhës që vazhdon të mbetet e pa eksploruar.

Me përfundimin e këtij studimi i hapet rrugë ekspeditave të ndryshme arkeologjike që në fakt mungojnë në Lezhë. Tashmë ky qytet do të ketë vëmendje të shtuar për sa i takon historisë së tij.

Grupi i punës që do të kryejë këto matje do të punojë në Lezhë përgjatë 9 muajve të ardhshëm dhe gjetjet do të prezantohen si një mundësi më shumë për grupet e ndryshme të ekspeditave në punën e tyre kërkimore.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme