Netanjahu: Izraeli do fitojë, s’ka zgjidhje tjetër! Paqja me Arabinë Saudite, do ishte historike

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka deklaruar në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara se Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të fitojë luftën e nisur.

Duke folur mbi kërkesën e prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për urdhër-arrestin kundër tij dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, Netanjahu tha se kjo është e nxitur nga antisemitizmi.

“Kriminelët e vërtetë të luftës, janë në Gazë, Siri, Iran dhe Jemen. Ata që qëndrojnë atje me ta. Por Izraeli do ta fitojë këtë betejë, sepse ne nuk kemi zgjedhje”, tha Netanjahu. Ndërsa iu drejtua popullit dhe ushtarëve Izraelitë, duke u kërkuar që të jenë të fortë dhe guximshëm.

Gjithashtu, Netanjahu tha se vendi i tij “duhet të arrijë një marrëveshje historike paqeje me Arabinë Saudite”.

“Çfarë bekimi do të sillte një paqe e tillë me Arabinë Saudite. Do të ishte një ndihmë për turizmin, tregtinë, energjinë, AI dhe shumë më tepër. Do të ishte një strumbullar i vërtetë i historisë”, tha kryeministri izraelit, gjë e cila sipas tij do të sillte një pajtim midis “Mekës dhe Jerusalemit”.

Sipas Netanjahut, kjo do të ishte mënyra më e mirë për të prishur sipas tij “projektet e liga” të Iranit.

“Kjo mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit,” tha ai, duke i kërkuar botës që të mos e lërë këtë mundësi të kalojë.

Netanjahu iu drejtua Kombeve të Bashkuara për hipokrizinë e tyre, duke e kthyer në fjalimin e tij të parë në OKB katër dekada më parë kundër dëbimit të Izraelit nga OKB.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme