Netanjahu: Unë dhashë urdhrin për vrasjen e Nasrallahut, ishte motori i së keqes të Iranit

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri Benjamin Netanjahu ka deklaruar se ishte ai që urdhëroi vrasjen e Hassan Nasrallahut sepse eliminimi i liderit të Hezbollahut ishte thelbësor për të mundësuar kthimin e sigurt të banorëve veriorë të Izraelit në shtëpitë e tyre.

Në deklaratën e tij të parë publike që kur Izraeli vrau Nasrallahun mbrëmë në Bejrut, Netanjahu tha se Izraeli ka “larë hesapet” me një “vrasës masiv” përgjegjës për vrasjet e izraelitëve të panumërt dhe dhjetëra qytetarëve amerikanë dhe francezë.

Duke folur disa orë pasi fluturoi për në Izrael, Netanjahu u shpreh se Hezbollahu “nuk ishte një tjetër terrorist; ai ishte terroristi” dhe “motori qendror i boshtit të së keqes të Iranit. Nasrallah dhe njerëzit e tij ishin arkitektët e planit për të shkatërruar Izraelin”

“Ai nuk u aktivizua thjesht nga Irani. Në shumë raste ai aktivizoi Iranin. Eliminimi i Nasrallahut ishte një kusht thelbësor për arritjen e qëllimeve që kemi vendosur – kthimin e banorëve të në veri të sigurt në shtëpitë e tyre dhe duke ndryshuar ekuilibrin e fuqisë në rajon për vite me radhë.”

Netanjahu shtoi se për sa kohë që Nasrallah ishte gjallë, “ai do të kishte rehabilituar shpejt aftësitë e Hezbollahut.

“Kështu që unë dhashë urdhrin dhe Nasrallah nuk është më me ne“, tha Netanjahu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme