Netanyahu: Izraeli do të sulmojë të gjitha objektet bërthamore të Iranit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli e ka fuqinë për të goditur të gjitha objektivat bërthamore të Iranit.
“Jemi në luftë, nuk do ta zbulojmë afatin kohor. Do t’i arrijmë të gjitha objektivat, do t’i godasim të gjitha objektet bërthamore, kemi fuqinë ta bëjmë këtë”, tha Netanyahu për transmetuesit publik izraelit Kan.
Lidhur me mbështetjen e SHBA për sulmet ndaj Iranit, Netanyahu u shpreh se administrata Trump po e ndihmon për mbrojtjen, por se Izraeli nuk priste “dritën jeshile” nga Shtetet e Bashkuara.
“Ata po marrin pjesë në mbrojtjen e qiellit mbi Izraelin dhe qytetet e tij. Mendoj se është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm”, tha ai.
Gjithashtu Netanyahu tha se Izraeli e ka thyer “boshtin iranian”, duke treguar rënien e forcave të mbështetura nga Irani në rajon, Hezbollahu në Liban , Hamasin në Gaza dhe regjimin e Asadit në Siri.
“I takon popullit iranian të ngrihet për lirinë e tij. Liria nuk është kurrë e lirë. Ne mund të krijojmë kushte që mund t’i ndihmojnë ata ta bëjnë këtë”, tha Netanyahu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




