Netanyahu: Propozimi i armëpushimit i pranuar nga Hamasi nuk përmbush kërkesat kryesore!

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën (7 maj) se propozimi i armëpushimit i pranuar nga Hamasi nuk përmbush kërkesat thelbësore, njofton Reuters.

Komentet e Netanyahut vijnë pasi burimet diplomatike thonë se marrëveshja e miratuar nga Hamasi është e ngjashme me propozimin egjiptian për të cilin Izraeli tashmë ka rënë dakord, raportoi Haaretz të hënën.

Sipas një burimi të huaj diplomatik të njohur me negociatat, skica e pranuar nga Hamasi të hënën në mbrëmje është, në thelb, e njëjtë me propozimin egjiptian të cilin Izraeli e ka miratuar tashmë, raporton Reuters.

Që nga e diela, shefi i CIA-s, William Burns dhe kryeministri i Katarit, Abdulrahman bin Jassim Al Thani, kanë mbajtur disa takime, gjatë të cilave u arrit një përmbledhje bazuar në propozimin ekzistues, dhe ishte kjo që mundësoi përparimin në pranimin e marrëveshjes nga Hamas.

Një tjetër diplomat i njohur nga afër me propozimin tha se “topi është tani në fushën e Netanyahut”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme