Neuer, aksident me ski: thyen këmbën e djathtë, mbyll sezonin

Një fund viti vërtet i vështirë për Manuel Neuer. Pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022, portieri i Bayern e gjen veten duke u përballur me një dëmtim të rëndë, i cili do ta mbajë atë larg fushës për një kohë shumë, shumë të gjatë. Siç njofton vetë në kanalet e tij sociale, në fakt, Neuer ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë pas një aksidenti me ski, iu nënshtrua një operacioni dhe gjithçka shkoi mirë, por tashmë sezoni për të ka përfunduar.
Prandaj Nagelsmann do t’i duhet të përballet me një mungesë të rëndë, edhe në funksion të raundit të shumëpritur të 16-shes së Ligës së Kampionëve të planifikuar midis 14 shkurtit dhe 8 marsit kundër Paris Saint Germain. Vendin e tij duhet ta zë portieri i dytë, Sven Ulreich, edhe nëse nuk përjashtohen ndonjë goditje befasuese nga luftanija gjermane në merkaton e janarit.
POSTIMI I NEUER
“Përshëndetje djema,
Çfarë mund të them, fundi i vitit mund të ishte shumë më i mirë… Ndërsa po përpiqesha të qetësoja mendjen teksa bëja turne për ski, pësova një thyerje të këmbës. Operacioni i djeshëm (e premte) shkoi mirë. Shumë faleminderit mjekëve! Fatkeqësisht, më dhemb të di se sezoni aktual ka mbaruar për mua.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




