Neymar dhe Bruna kanë zbuluar gjininë e foshnjës që po vjen

Neymar është gati të bëhet sërish baba. Madje, orët e fundit sulmuesi I PSG-së dhe partnerja e tij Bruna Biancardi kanë zbuluar së bashku gjininë e vogëlushit me një video në Instagram.
“Mezi prisnim të vinte ky moment, mezi presim të të takojmë personalisht bijë. Ti je dhurata jonë më e madhe”, kanë shkruar të dy në përshkrimin e videos së postuar në Instagram. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Neymar dhe Bruna Biancardi shfaqën pamjet nga përgatitjet deri në kryerjen e zbulimit gjinor ku mori pjesë edhe djali i parë i Neymar, Davi Lucca, i lindur nga lidhja e mëparshme e brazilianit me Carolina Nogueiera Dantas.
Kështu, Bruna Bianciardi dhe Neymar në fakt do të kenë një vajzë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




