Neza: Dosja “Metamorfoza” tregon se bandat kriminale janë asete politike

Politikë | 2 vite më parë

Duke ju referuar zhvillimeve më të fundit në Shkodër  Analisti Sami Neza tha në emisionin 3D se “Dosja “Metamorfoza” tregon se bandat e krimit të organizuar janë asete politike dhe elektorale”. “Përsa kohë janë të tilla, policia e ka të pamundur të reagoj fortë ndaj tyre” shtoi ai.

Zoti Neza tha se ka gjurmë të vërtetuara në platformat Sky ECC dhe Encrochat. Ato janë biseda krimi dhe elektoral, u shpreh analisti, ndërsa solli disa dëshmi.

“Përsa kohë politika, qeveria do ti ruajë si asete elektorale do të jetë shumë problem” tha zoti Neza. Një situatë e tillë sipas tij është jo vetën në Shkodër, Durrës, Laç dhe Elbasan.

Për analistin Neza në një situatë të tillë do të jenë të vështira zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme