Nga 1 korriku rikthehen abonetë e përgjithshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin që rikthen në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Sipas këtij vendimi, “shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga data 1 korrik, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët”. Gjatë muajit qershor, Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



