Nga Gjermania: Zidane ka zgjedhur Bayern-in

Gjermani | 3 vite më parë

Zinedine Zidane ka zgjedhur stolin e Bayern për sezonin e ardhshëm. Bild raporton: bavarezët janë në kërkim të pasuesit të Tuchel dhe ish-trajneri i Real Madrid ka zgjedhur të kthehet në punë pas një pauze të gjatë.

Sipas informacioneve, deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë mes Zidane dhe klubit. Por një gjë është e qartë: Zidane synon një rikthim. Në një intervistë për beIN Sports, ai tha: “Është gjithmonë synimi im të bëhem sërish trajner. Aktualisht po marr më shumë kohë për gjëra të tjera. Por qëllimi është kthimi”.

Pavarësisht pengesës gjuhësore, Zidane mund të bëhet një temë e nxehtë në Mynih. Megjithatë, përgjegjësit te Bayern nuk mund të presin shumë gjatë për çështjen e trajnerit. Xabi Alonso mbetet favoriti kryesor, por ai aktualisht dëshiron të përqendrohet te detyra e tij në Leverkusen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme