Nga pushimet në plazhet e Shqipërisë drejt Euro 2024, Gjermania

Gjermani | 2 vite më parë

Nga pushimet në plazhet e jugut të Shqipërisë drejt Euro 2024. Emre Can, që vetëm pak ditë më parë bashkë me Karim Adeyemi postuan disa foto nga pushimet në Shqipëri, është grumbulluar nga trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann për të zëvendësuar Aleksandar Pavlović.

Mesfushori i Bayernit të Mynihut, Aleksandar Pavlović do të humbasë Euro 2024. Sipas BILD, Pavlović vuan nga një infeksion në bajame që do ta pengojnë atë të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental. Në vend të tij, Julian Nagelsmann ka vendosur të thërrasë Emre Can.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme